Projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i prezantuar si një nga investimet strategjike më të rëndësishme për jugun e vendit dhe turizmin shqiptar, po përballet me probleme të shumta, nga shtyrjet e vazhdueshme të afateve deri tek përplasjet mes kompanive që po zbatojnë punimet.
Situata është tensionuar edhe më tej ditën e sotme, pas konfliktit të hapur mes firmave të përfshira në ndërtimin e aeroportit.
Sipas saj, punonjësit e kompanisë Mapko dhe nënkontraktorëve të saj janë telefonuar mbrëmjen e kaluar dhe janë njoftuar që të mos paraqiteshin në punë gjatë ditës së sotme.
Megjithatë, për shkak se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar apo shkresë formale, punonjësit janë paraqitur normalisht në kantier, por nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e aeroportit./tvklan.al



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO