Një person është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, tha Pllana.



Të tjera
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për deputetë
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullohet çështja e gjuhës shqipe
Gërvalla: Funksionimi i gjykatave matet me ritmin e trajtimit të rasteve