​Kallas e BE nuk presin që liderët e Kosovës e Serbisë të vejnë kushte, kur të ftohen në takimin e nivelit të lartë

Bashkimi Evropian ka në plan të thërrasë përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe të Serbisë, në një takim, sapo të jenë krijuar kushtet për këtë gjë.

Një kusht që Brukseli ka vënë për këtë takim, është që asnjëri nga të ftuarit, të mos vejë kushte për pjesëmarrje në këtë ngjarje.

Në këtë takim, me shumë gjasa, do të flitet, pos tjerash, edhe për çështjen e mospengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Deklarata e BE-së për takimin e pakushtëzuar të nivelit të lartë, u bë pas kërkesës që Unionit Evropian ia bëri Kosovapress, për të komentuar deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili ditë më parë tha se vendi i tij loboi për mosanëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjate nje takimi te Keshillit te Ministrave te Jashtem te kesaj organizate, ne Kishinau te Modavise.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, është kusht që si Kosova ashtu edhe Serbia të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KosovaPress.

Po ashtu, Brukseli ka theksuar se “sipas Nenit 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.