Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri me dije se me diplomatin britanik kanë diskutuar mbi proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
“Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës. Kosova vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka shkruar ai./Kosova Post/



Të tjera
KQZ ndryshon afatin, votimi me postë nis më 21 maj
Kroacia dërgon 133 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë
Si të parandalojmë kariesin dhe infeksionet e dhëmbëve, kujdes edhe ushqimet që konsumoni