Maturantët serbë në veri të Mitrovicës kanë organizuar sot defilenë tradicionale të fundvitit shkollor, të shoqëruar me muzikë, ndezje të flakadanëve dhe simbole nacionaliste.
Nxënësit e njërit prej gjimnazeve në pjesën veriore të qytetit kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore, ndërsa gjatë festës janë parë një numër i madh flamujsh serbë, por edhe flamuj rusë.
Tubimi është mbajtur në Sheshin “Knez Lazar”, ku maturantët festuan nën tingujt e trumbetave. Mes flamujve të pranishëm është vërejtur edhe një flamur rus me ikonën e Jezu Krishtit.
Sipas raportimeve të Kossev, aktiviteti u zhvillua në kuadër të festimeve tradicionale të maturës në veri të Mitrovicës.



Të tjera
Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe për certifikimin e dhjetë kandidatëve për deputetë
Jeta VS Instagrami – ky është realiteti
Bashkëlojtarët i kërkojnë Barcelonës ta mbajnë Rashfordin