Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi

Ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi, përcjell KosovaPost.

Përmes një adresimi në facebook, Sveçla njoftoj se një nga lehtësimet kryesorë është rifillimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët që per arsyje oblikative jeni detyruar të liroheni nga shtetësia.

“Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ky ligj sjell procedura më të shpejta, më të thjeshta dhe më moderne për ju. Një nga lehtësimet kryesorë është rifillimi I shtetësisë për ju bashkatdhetarët që per arsyje oblikative jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.