Manchester United e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Michael Carrick, i cili do të mbetet trajner i “Djajve të Kuq” deri në fund të vitit 2028.
Ish-mesfushori legjendar i klubit mori drejtimin e skuadrës në janar si trajner i përkohshëm, por rezultatet pozitive bindën drejtuesit e United që t’i besojnë projektin afatgjatë.
Carrick ka fituar 11 nga 16 ndeshjet e tij në Premier League, duke e rikthyer Manchester United në Ligën e Kampionëve dhe duke ngritur moralin e skuadrës pas një sezoni të vështirë.
Sipas raportimeve të skysports.com, marrëveshja përfshin kontratë deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Carrick, që ka luajtur mbi 450 ndeshje me United si futbollist, tashmë do të ketë misionin ta rikthejë klubin anglez në garë për trofetë më të mëdhenj në Angli dhe Evropë.



Të tjera
Arsyet pse të gjithë duhet të konsumojnë dy vezë në ditë
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi
Bogujevci diskuton me ambasadorin turk bashkëpunimin në kulturë dhe turizëm