Liverpool fiton garën për talentin kolumbian Samuel Martinez – Ekonomia Online

Liverpool fiton garën për talentin kolumbian Samuel Martinez

Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit kolumbian Samuel Martinez, një prej emrave më premtues të futbollit në Amerikën e Jugut.

Sipas raportimeve të fundit, “Reds” kanë mposhtur konkurrencën e fortë të Borussia Dortmundit, Chelseat dhe Bayern Munichut për shërbimet e mesfushorit ofensiv 17-vjeçar të Atletico Nacional.

Samuel Martinez konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të brezit të tij në Kolumbi, ndërsa performancat e tij në Kampionatin U17 të Amerikës së Jugut kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Ai krahasohet shpesh me legjendën braziliane Kaka për stilin e lojës dhe aftësitë teknike.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, dokumentacioni i transferimit është drejt finalizimit dhe marrëveshja pritet të mbyllet për rreth një milion euro, ndërsa Atletico Nacional do të mbajë përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit. Kur të mbushë 18 vjeç, Martinez do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin.