MPB: Ligji i ri për shtetësinë ka hyrë në fuqi

MPB: Ligji i ri për shtetësinë ka hyrë në fuqi

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht diasporën, se më 22 maj ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Shtetësinë e Kosovës (Ligji 10/L-023.

Sipas ministrisë, ligji i ri parashikon procedura më të shpejta, më të thjeshta dhe plotësisht të modernizuara për trajtimin e çështjeve të shtetësisë.