Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Pejë, ku ka prezantuar prioritetet e qeverisë për zhvillimin e qytetit dhe mbështetjen për rininë, përcjell KosovaPost.
Kurti tha se qeveria e re do të angazhohet në krijimin e mundësive për të rinjtë, rritjen e punësimit dhe ndërtimin e një mjedisi ku, sipas tij, talenti dhe ëndrrat e të rinjve mund të zhvillohen në Kosovë.
“Për rininë e Pejës, qeveria e re do të jetë aktive në krijimin e mundësive, punësimit dhe një mjedisi ku talenti zhvillohet, ëndrrat marrin drejtim dhe e ardhmja ndërtohet këtu. Qeveria e re po ashtu do të fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës turistike në Pejë. Do ta realizojmë krijimin e Qendrës Rajonale të Turizmit “Dukagjini”, do ta bëjmë renovimin e tërësishëm të Pallatit të Sporteve “Karagaçi”, si dhe do ta fillojmë ndërtimin e Stadiumit të Qytetit e rindërtimin e rrugës Pejë–Kuçishtë–Çakorr”, tha Kurti.



Të tjera
“PLAS LUFTA NË PODUJEVË! Bulliqi ‘shpërthen’ keq ndaj Hysenit të LDK-së: ‘Eh more qena…’, ja mesazhi i rëndë që po bën xhiron e rrjetit!”
“Kulla ku kanë ngrënë bukë Hasan Prishtina dhe Isa Boletini”, Kurti: Po ruajmë dëshmitë e historisë
Shenjat se jeni të dehidruar