Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje për respektimin e vullnetit të qytetarëve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar se vetëm përmes maturisë politike mund të shmanget një krizë e re institucionale dhe të sigurohet funksionalizimi i institucioneve, i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.
Në një konferencë për media, Kusari-Lila tha se Kosova tashmë ka dëshmuar standard të lartë demokratik në proceset zgjedhore, duke nënvizuar se deri më tani nuk ka pasur kontestime të rezultateve zgjedhore.
Kusari Lila: Kosova ka dëshmuar maturi demokratike dhe zgjedhje të besueshme
“Unë uroj që së pari të kemi një proces të mbarë zgjedhor. Fatmirësisht Kosova tashmë me ndoshta në periudhë si një dekadë shquhet për një maturi dhe seriozitet të të gjithëve, edhe qytetarëve, institucioneve, partive politike gjatë procesit zgjedhor. Domethënë asnjëherë deri më tani pas kryerjes së procesit zgjedhor nuk ka pasur kontestim të rezultatit, që tregon kredibilitetin e lartë të vendit tonë në raport me mekanizmin kryesor të demokracisë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të barabarta”, deklaroi ajo.
Kusari Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese
“Është paksa absurde për parti të cilat domethënë në raport me peshën politike dhe besimin që e marrin nga qytetarët të kenë kërkesa si parti në krahasueshme ose paralel me partitë, ose me partinë fituese, dhe kjo po e sjell këtë ngërç në të cilin pritjet, kërkesat dhe dëshirat po shkojnë mbi mundësitë apo mbi mandatin që ata po e marrin nga qytetarët. Krejt çka duhet për të pasur institucione të formuara pas shtatë qershorit është respektimi i vullnetit të qytetarëve në shtatë qershor. E njëjta do të duhej ose do të qëndronte dhe do të sigurohej të respektohej me kthimin e vullnetit të 28 dhjetorit. Unë e kuptoj edhe kërkesën për kompromise politike, por përtej asaj se çfarë kanë thënë qytetarët është e pakuptimtë të kërkohet të merret në tavolinën e negociatave.”, u shpreh ajo.
Duke folur për ndikimin e situatës politike në ekonomi, ministrja në detyrë tha se shpërndarja e Kuvendit ka bllokuar procedimin e disa projektligjeve me rëndësi për sektorin privat.
Kusari Lila: Shpërndarja e Kuvendit ka bllokuar procedimin e disa projektligjeve për sektorin privat.
Sipas saj, pavarësisht periudhës zgjedhore, në prezantimet me investitorë në vende si Zvicra, Gjermania dhe Holanda nuk është vërejtur shqetësim i madh për stabilitetin politik, megjithëse vonesat në krijimin e institucioneve mund të ndikojnë në tërheqjen e investimeve strategjike.
Kusari Lila: Situata politike në Kosovë ndikon në tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Në shumicën e rasteve, kur kemi të bëjmë me funksionalizimin e duhur, për shembull, mekanizmi për shpalljen e investitorëve strategjikë, jemi të vetëdijshëm që këto të gjitha do të kenë vonesë tek promovimi ose tërheqja e investitorëve të huaj. Prandaj, është më se e domosdoshme që menjëherë pas procesit zgjedhor, me një rezultat të qartë dhe me një respektim të vullnetit të qytetarëve, të formohen institucionet.”, tha ajo.



Të tjera
“Është absurde”, Kusari-Lila kritikon kërkesat e partive pas zgjedhjeve
SHBA-ja ka “ri-drejtuar” 100 anije tregtare nga Ngushtica e Hormuzit
3 shenjat që duhet ta konsiderojnë veten me fat deri në shtator