Delegacioni i kongresistëve amerikanë, i udhëhequr nga republikani Keith Self, ka mbërritur në Kosovë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Delegacioni ka vizituar kampin Bondsteel, ku është takuar me ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it dhe Grupit Mbështetës për Ballkanin.
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, mirëpriti një delegacion të Kongresit amerikan, të udhëhequr nga kongresisti Keith Self, në Kosovë. Delegacioni kaloi pasditen në Kampin Bondsteel, ku u takua me ushtarët e përkushtuar të Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it dhe Grupit Mbështetës për Ballkanin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Para arritjes në Kosovë, delegacioni gjatë paradites ka vizituar edhe Luginën e Preshevës.
Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve u takuan me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ku mes tjerash u theksua theksoi rëndësia e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ndryshe, sipas organizatës ‘Albanians For America’, kjo vizitë ka për qëllim forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, diskutimin e zhvillimeve të sigurisë rajonale dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.



Të tjera
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të stadiumit “Ferki Aliu” në Vushtrri
Si ta nisim ditën mbarë dhe me energji?
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim, unitet dhe optimizëm për të ardhmen