E ardhmja e talentit Said El Mala po bëhet gjithnjë e më e paqartë, pasi klubi anglez Brentford ka paraqitur një ofertë të re dhe shumë të majme për 1. FC Köln.
Sipas raportimeve të mediave gjermane Kicker dhe Bild, Brentford ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e 19-vjeçarit, duke ofruar 40 milionë euro plus edhe 5 milionë euro bonuse lehtësisht të arritshme. Në total, marrëveshja mund t’i sjellë Kölnit rreth 45 milionë euro – shumë kjo shumë pranë kërkesës fillestare prej 50 milionë eurosh.
Përveç shumës së madhe financiare, klubi gjerman do të përfitonte edhe 15 për qind nga një shitje e ardhshme e futbollistit.
Drejtori sportiv i Kölnit, Thomas Kessler, ka konfirmuar ekzistencën e ofertës, por pa hyrë në detaje.
“Ka shumë klube të interesuara për të, jo vetëm nga Anglia. Mbetet të shihet nëse janë të gatshme të paguajnë shumën që kërkon klubi,” deklaroi ai.
Interesim për El Malan kishte shfaqur edhe Brighton, që sipas raportimeve po përgatiste një ofertë prej 35 milionë eurosh, por negociatat nuk avancuan.



Të tjera
Njoftim për homazhe në kujtim të të rënëve të familjes Kastrati nga Peja
Delegacioni i kongresistëve amerikanë arrin në Kosovë
Ekrani rrit rrezikun e obezitetit te fëmijët, edhe nëse kanë aktivitet fizik