Dhimbja nuk shuhet me kalimin e viteve. Kujtimi për ata që u flijuan per lirinë e Kosovës mbetet i gjallë në zemrat tona.
Me rastin e 27-vjetorit të masakres së kryer nga ushtria kriminale serbe ndaj familjes KASTRATI më 28 maj 1999, të enjten, më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahen homazhe përkujtimore në varrezat e gytetit të Pejës.
Aty do të nderohen martirët dhe të pafajshmit që u vranë mizorisht, vetëm pse ishin shqiptarë dhe donin lirinë në tokën e tyre.
Ky përvjetor nuk është vetëm një datë kalendarike. Është plagë e hapur, kujtesë historike dhe amanet që sakrifica e tyre të mos harrohet kurrë. Gjaku i derdhur i familjes Kastrati dhe i miëėra martirëve Kosovës është themeli mbi të cilin u ngrit liria jonë.
Përulemi me respekt dhe dhimbje para kujtimit të tyre.
Lavdi e përjetshme renëve për lirinë e Kosoves.



Të tjera
BE: G@za nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Boronica e kuqe, fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt
Vd*es njëri nga të lënduarit në ak*sidentin ndërmjet automjetit dhe kamionetës së FSK-së