Kurti me këtë rast ka uruar Myftiun Tërnava dhe besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhin e saj për sakrificë, solidaritet dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.
Ai tha se kjo festë “na e përkujton dhe vazhdimisht na mëson se edhe sakrifica është festë, sepse ne i gëzojmë të mirat dhe frytet e atyre që kanë sakrifikuar para nesh dhe kanë mundësuar që ne të kemi liri e prosperitet”.
Kurti përmendi edhe kontributin e atyre që kanë dhënë për vendin, duke thënë se “asnjëherë nuk e harrojmë se aty janë edhe 37 imamë dhe hoxhallarë nga lufta çlirimtare”.
Ai tha se Kurban Bajrami është një thirrje për solidaritet shoqëror. “Kurban Bajrami është festë e cila na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin, të përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe të tregojmë bujari e dashamirësi për të mirën e përgjithshme, duke mos lënë asnjë njeri mbrapa”.
Në fund të vizitës, Kurti uroi qytetarët për festën, “edhe një herë urime Kurban Bajrami, me fat e hajr për të gjithë qytetarët”.



Të tjera
Valverde flet për përleshjen me Tchouamenin
Pasi ra nga Premierliga, West Ham merr vendim për Nuno Espirito Santo
Pensionohet Kasper Schmeichel, në “Fadil Vokrri” i kishte pranuar dy gola