Në ditën e Kurban Bajramit, kryeministri Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së Presidentes, njëherazi kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë qëndruar për drekë pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, përcjell KosovaPost.
Më pas, Haxhiu ka vizituar edhe familjen e heroit Enver Zymeri, duke nderuar sakrificën dhe veprën e tyre në mbrojtje të sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
“Festat na mbledhin rreth familjes. Prandaj, sot ishte e rëndësishme të isha edhe pranë familjeve Bunjaku dhe Zymeri, për të shprehur mirënjohjen dhe për të kujtuar Afrimin dhe Enverin”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se rrugën e tyre po e vazhdojnë edhe djemtë e heronjve, Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, të cilët aktualisht janë kadetë të Policisë së Kosovës.
“Kjo është dëshmia më e mirë se idealet për shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve jetojnë brez pas brezi. Faleminderit familjeve Bunjaku dhe Zymeri për mikpritjen. Lavdi e përjetshme heronjve tanë”, ka thënë Haxhiu.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve
Të shtëna me a*rmë zj@rri në Prishtinë, humb jetën një person