Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Haxhiu: Gagica ishte zë i rëndësishëm i mërgatës shqiptare kur Kosova kishte nevojë të dëgjohej jashtë vendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gagica me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.

Sipas Presidencës, në telegramin e saj Haxhiu ka vlerësuar lart kontributin e Gagicës, duke e cilësuar atë si “një prej zërave të rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Gjermani”.

“Në vitet kur Kosova kishte nevojë që zëri i saj të dëgjohej jashtë vendit, z. Gagica ishte ndër njerëzit që punuan me përkushtim për ta organizuar mërgatën, për ta mbajtur gjallë lidhjen me atdheun dhe për ta afirmuar të drejtën e Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi”, thuhet në telegram.

U.d. Presidentja ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin e tij të afërt me Presidentin historik Ibrahim Rugova, si dhe angazhimin e tij në organizimin politik të mërgatës shqiptare.

Në fund të telegramit, Haxhiu u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprimtarinë e tij