“Mesazh i fortë përmes inteligjencës artificiale – publikohet kënga ‘Boll ke mo’”

Nexhmije Gjema ka publikuar në Facebook një videokëngë me titull “Boll ke mo”, të cilën e ka realizuar me inteligjencë artificiale në bashkëpunim me Lili Halil Radogoshi.

Përmes këtij krijimi, Gjema thotë se kënga nuk është thjesht një projekt muzikor, por një thirrje që buron nga mllefi, lodhja, pritja dhe shpresa e një populli.

Sipas saj, “Boll ke mo” është një britmë kundër mashtrimeve, rrenave dhe bllokimeve, duke e përmbledhur në një fjali ndjenjën që shumë qytetarë e kanë shprehur në momente zhgënjimi: “Na duhemi me jetu dikur!”

Në postimin e saj, Gjema ka ftuar qytetarët ta shikojnë videon deri në fund dhe ta shpërndajnë nëse u pëlqen mesazhi i këngës.

Postimi i plotë:

“BOLL KE MO!

Nganjëherë një kangë nuk lind prej studios…

Kjo kangë u realizu me AI nga unë dhe Lili Halil Radogoshi.

‘BOLL KE MO’ nuk është veç kangë.

Është thirrje.

Është ajo fjalia që secili prej nesh e ka thanë të paktën disa herë:

Boll me mashtrime.

Boll me rrena.

Na duhemi me jetu dikur!

Nëse edhe ti e ke ndie ndonjëherë këtë ndjenjë, shikoje videon deri në fund.

Nëse t’pëlqen, mos e kalo pa e shpërnda.

E nëse ka ndonji bend, grup muzikor apo artist që don me e interpretu live kangën ‘BOLL KE MO’, le të na kontaktojë. Kjo kangë u kriju me u këndu me za t’naltë, jo me mbet veç n’telefon!

QITJA PIKËN!