Bilall Kasami pret në Tetovë presidenten në detyrë të Kosovës, Albulena Haxhiu

Bilall Kasami pret në Tetovë presidenten në detyrë të Kosovës, Albulena Haxhiu

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka pritur sot në Tetovë presidenten në detyrë të Republika e KosovësAlbulena Haxhiu.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për projektet e përbashkëta ndërmjet dy qeverive, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Maqedonia e Veriut, si dhe për lidhjet e ngushta të shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, rëndësinë e stabilitetit politik dhe nevojën për formimin e institucioneve në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës.

Kasami theksoi se do të vazhdojë mbështetja dhe bashkëpunimi i ngushtë me qeverinë e re të Kosovës, duke nënvizuar përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve. /SHENJA/