Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Më thoshte një miku im nga Amerika se Edi Rama është projektuar që në vitin 2000 për të qenë kryeministër i Shqipërisë në vitin 2013. E kishte dëgjuar këtë nga goja e vetë numrit dy të asaj kohe të SHBA-ve. Tani e kuptojmë më në fund se cili paska qenë misioni i tij! – Ta shesë Shqipërinë copa-copa dhe ta zhbëjë atë si komb, si atdhe, si fe, si besim e si strehë të shqiptarëve! Shitja ka nis nga Vlora. Testimet po bëhen edhe në veri. Në Vlorë ishte bërë testi me kohë. Sot Vlora është në tregun e pasurive të paluajtshme të atyre që ia kanë vënë syrin asaj. Para së gjithash izraelitëve. Për të na mashtruar Rama propagadon se pjesë e planit janë edhe arabë të Katarit apo Emirateve të Bashkuara. Por në fakt kjo është maska. E vërteta është se Shqipëria do të bëhet Palestinë.
Qytetarët e Nartës dhe të Vlorës u gdhinë një mëngjes të habitur, kur panë se 600 hektarë tokë ishte rrethuar me hekura dhe me tela me gjemba. Pa asnjë këshillim. Pa asnjë njoftim. Pa u kërkuar asnjë lloj dakordësie pronarëve të tokës. Në Rrjoll të Velipojës qytetarët luftojnë prej shumë javësh me mafien e Edi Ramës. Sepse kryeministri ia ka dhënë tokën e rrjollasve një bisnesmeni pranë qeverisë. Në Valbonë prej vitesh Olsi Rama i ka detyruar shumë malësorë t’ua marrë tokën gati falas. Sepse e do si pronë të veten, që nesër si ortak me ndonjë inzraelit të pasur të bëjë biznes e pas biznesit t’u thotë malësorëve të ikin prej trojeve të veta.
Prej 13 vitesh e më shumë në Shqipëri është ndjekur politika e shpopullimit. Kryeministri Rama fillimisht thoshte se “shqiptarët ikin nga Greqia dhe shkojnë në Perendim”! Më pas filloi të thotë se “Nga e gjithë bota njerëzit ikin ku të duan”! Nuk pranoi asnjëherë as edhe një gram fajësie për shpopullimin e vendit. Sepse dëbimin e shqiptarëve e kishte axhendë të tij. Duhen dëbuar shqiptarët që të vendosen këtu hebrenjtë. Madje në emër të “humanizmit” të shqiptarëve. Para pak ditësh në një takim me kompanitë hebreje kryeministri thoshte se sa më shumë hebrej në Shqipëri, aq më mirë është për ne.
Nga Kneseti në Tel Aviv ai bëri thirrje para disa javësh që hebrenjtë të vijnë në Shqipëri. Edhe Netanjahu atë ditë thoshte se “Shqipëria është një vend i bukur, ku hebrenjtë duhet të shkojnë”! Mekanizmi është po ai që është përdorur në Palestinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Fillimisht të blihen prona të patundshme, shtëpi, banesa, troje, tokë pa fund dhe më pas të investohet për popullimin e këtyre trojeve dhe tokave me hebrenj, derisa shqiptarët të mbeten pakicë dhe të pësojnë fatin e palestinezëve.
Sot është koha kur çdo shqiptar duhet të bëhet zot i vetes dhe të bashkohet si në luftë me çdo shqiptar tjetër. Nëse do të ulim zverkun para planeve djallëzore të Edi Ramës, nesër do gdhihemi nën sundimin më të egër që ka njohur Shqipëria, pas sundimit dhe genocidit serb. Do të shkojmë në plazhe pasi të kemi kaluar postblloqet e ushtarëve izraelitë. Do të shkojmë për vizitë te familjarët dhe të afërmit tanë, pasi t’i nënshtrohemi kontrollit ushtarak e policor të patrullave me ushtarë izraelitë. Do të marrim frymë vetëm me urdhër të hebrenjve. Do të bëhemi shërbëtorë të tyre në atdheun tonë.
Gjithçka po ndodh në Shqipëri është tmerri i kohës dhe i të ardhmes së shqiptarëve. Dy janë shpresat tona: – Në njërën anë të ngrihemi si popull dhe ta fillojmë luftën kundër Edi Ramës për ta ndaluar këtë valë pushtimesh. Dhe së dyti t’u kërkojmë ndihmë shqiptarëve në Kosovë, të cilët e dinë më mirë se ne se çfarë është atdheu. Arshi Pipa thoshte: “E dua Kosovën, sepse aty lindi Shqipëria”! Unë e dua Kosovën, se shqiptarët e Kosovës janë jo vetëm e sotmja dhe e ardhmja e Dardanisë, por edhe e Shqipërisë! Hej Kosovë! Dili edhe njëherë zot Shqipërisë së rrezikuar nga qeveria dhe kryeministri i saj! Se opozita te ne nuk e ka ndërmend të lëvizë në këtë drejtim! Po ashtu u bëj thirrje shqiptarëve: – Organizohuni, mblidhuni, lini menjëanë të gjitha inatet, grindjet dhe dilni zot vatanit! Atdheu është në rrezik! Dilni zot këtij atdheu, sepse ndryshe do të mbetemi edhe pa varr!
Të tjera
Pse lidhjet moderne janë kaq të brishta?
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe arsim
Çiftet e lumtura nuk i shfaqin marrëdhëniet e tyre në rrjetet sociale