Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet zgjedhja e Presidentit menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme, përcjell KosovaPost
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e një fushate zgjedhore të qetë dhe respektuese, duke u bërë thirrje partive politike që të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave.
“U takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar ambasadori Hargreaves në një postim në Facebook.



Të tjera
Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës
Vetëvendosje mban tubim në Suharekë, Kurti premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët
Irani: Su*lmet e Izr@elit në Liban rrezikojnë armëpushimin