Ushtruesja e detyrës sw presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe roli i veçantë që Gjermania ka pasur në momente kyçe për vendin.
“U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi se Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë integrimin evropian, ekonominë, sigurinë, sundimin e ligjit, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Haxhiu thuhet nga Presidenca.
Ajo ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, demokracisë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë si të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në proceset evropiane dhe ndërkombëtare



Të tjera
Ariola me ndryshime të Liverpool, kërkon pesë largime dhe katër transferime të reja
Produktet kosovare fitojnë njohje ndërkombëtare për origjinën e tyre
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-në