Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, Costa theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kyçe për anëtarësimin në BE.
“Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe kjo në veçanti të rolit tuaj Edi dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtete anëtarë kanë kuptuar dhe kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Ky është fillimi i një faze impenjative. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike, angazhim për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur, janë themelore. Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Costa, raporton A2.
“BE është partneri më i besueshëm i BE dhe Shqipërisë. Është investuesi kryesor dhe partneri më i rëndësishëm tregtar. BE mbështet ecurinë e Shqipërisë, si qasja që kanë në SEPA dhe po integroheni në tregun e BE. Zgjerimi është domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën, investim tek paqja, stabiliteti. Me kërshëri prej të ritakohemi shumë shpejt në samitin BE-Ballkani Perëndimor të premten në Tivat. Samiti do jetë shenjë e qartë e vendosmërisë për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të ecur më tej”, shtoi Costa.



Të tjera
Si të mbrohemi nga alergjitë prej pluhurit?
Policia paralajmëron kufizime në trafik gjatë vizitës së António Costës
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008