Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Policia paralajmëron kufizime në trafik gjatë vizitës së António Costës

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër, më 3 qershor, do të angazhojë kapacitete shtesë për garantimin e sigurisë gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, transmeton KosovaPost.

Sipas policisë, për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara, do të ndërmerren masa të përkohshme për kontrollin dhe rregullimin e trafikut, të cilat mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në disa segmente rrugore dhe riorientim të automjeteve në rrugë alternative.

Policia bëri të ditur se masat do të zbatohen në varësi të nevojave operative dhe vlerësimeve të sigurisë, ndërsa do të ketë koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin në lëvizjen e qytetarëve.

Në njoftim u kërkohet qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik mirëkuptim dhe bashkëpunim, si dhe respektim i udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe rendit publik gjatë qëndrimit të delegacionit ndërkombëtar në vend.