Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ekzistojnë dy arsye kryesore pse Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Osmani tha se arsyeja e parë lidhet me mospajtimet që kanë ekzistuar mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për disa çështje.
“Janë dy arsye kryesore. E para, sepse ka pasur mospajtime për disa çështje me qeverinë dhe ata prisnin që këto mospajtime të tejkalohen në mënyrë që Kosova dhe BE-ja të ulen dhe të flasin për këta hapa substancialë që kërkojnë mbështetje politike”, tha ajo.
Sipas Osmanit, arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se disa shtete anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën.



Të tjera
Facebooku e ka bërë më “të dhimbshme” ndarjen
4 mënyra për të reduktuar stresin dhe rritur produktivitetin
Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin