Momente të rënda për shumë familje! Reagimi i Nufit pas tragjedisë në Shëngjin po shpërndahet

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi sot në rrjetet sociale, pas tragjedisë së rëndë në bregdetin e Shëngjinit, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova.

“I trishtuar për tragjedinë e rëndë në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim mjekësor”, tha Nufi, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjarëve që humbën njerëzit e tyre në këtë tragjedi të rëndë.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë gjithashtu me të lënduarit, me shpresën që ta kapërcejnë sa më shpejt këtë situatë të rëndë. Shpreh mirënjohjen për vullnetarët që ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë të rinjve, si dhe për strukturat e Policisë së Shtetit dhe ekipet e urgjencës mjekësore që vijuan operacionin e shpëtimit dhe ofruan asistencën e nevojshme”, vijoi Nufi.

Ministri Nufi nënvizoi se “në këto momente zie dhe dhimbjeje jemi pranë familjeve të prekura dhe pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës”.