Self del me kërkesën e papritur për Kosovën në NATO – çfarë mund të ndodhë tani?

Kryetari i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Keith Self, ka shfrytëzuar një seancë kongresionale me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për vazhdimin e angazhimit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur pas vizitës së tij në Kosovë, Luginën e Preshevës, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, Self e ka cilësuar rajonin “jashtëzakonisht të brishtë”, ndërsa ka theksuar se integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është thelbësor për stabilitet afatgjatë.

Ai ka mirëpritur edhe nominimet e ambasadorëve amerikanë në vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë e emërimit të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, thuhet në një video-mesazh të Self publikuar nga Albanians for America.

Sekretari Rubio ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor dhe të përkushtuara për parandalimin e konfliktit e paqëndrueshmërisë.