Maresca drejt rikthimit te Man City, Chelsea kërkon dëmshpërblim për largimin e tij
Trajneri italian Enzo Maresca është shumë pranë rikthimit te Manchester City, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Pep Guardiola.
Sipas gazetarit të njohur italian Nicolò Schira, Maresca ka arritur tashmë marrëveshje të plotë personale me Manchester Cityn për një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.
Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende, pasi Chelsea po kërkon një kompensim financiar për të dhënë dritën jeshile për ndërprerjen e kontratës së teknikut italian.
Raportohet se avokatët e të dy klubeve janë duke punuar intensivisht për të gjetur një zgjidhje ligjore dhe financiare që do t’i hapte rrugë emërimit të Marescës në stolin e Manchester Cityt.
Nëse palët arrijnë marrëveshje, Maresca do të rikthehej në “Etihad Stadium”, aty ku më parë ka qenë pjesë e stafit teknik të Guardiolës, ndërsa tani do të kishte detyrën e madhe për të pasuar një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit anglez.
Zhvillimet e ardhshme pritet të jenë vendimtare, teksa negociatat mes Chelsea dhe Manchester City vazhdojnë me ritëm të lartë.



Të tjera
SHBA-ja ‘ftoh’ pritjet për anëtarësim: Rubio zbulon të vërtetën e hidhur – “Kosova nuk është në agjendë!”
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vuçiq flet për Kosovën
Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO