Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku palët diskutuan për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit policor dhe ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës falënderoi ambasadorin hungarez për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërinstitucionale mes dy vendeve.
“Drejtori i përgjithshëm falënderoi ambasadorin për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u angazhuar dhe për të forcuar edhe më tutje bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e shtetit hungarez”, thuhet në njoftim.



Të tjera
SHBA-ja ‘ftoh’ pritjet për anëtarësim: Rubio zbulon të vërtetën e hidhur – “Kosova nuk është në agjendë!”
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vuçiq flet për Kosovën
Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO