Kurti në Gjakovë: Do ta kemi edhe segmentin që e lidh Gjakovën me Shkodrën, në kuadër të hekurudhës Prishtinë-Durrës

Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet në mandatin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet në mandatin e ardhshëm, përcjell KosovaPost.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se për siguri me furnizim të ujit dhe potencial zhvillimor për bujqësinë dhe ekonominë lokale në Shtime, do ta ndërtojmë edhe Digën e Carralevës dhe Firajës.

“Shtimja është e përcaktuar për shtet për krejt. Dita është 7 qershori, numri është 116, qitja pikën!”, ka shkruar ai.