E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën: Një grua shumë e mençur, artiste shumë e mirë

Në eventin e Taynës në Prizren për albumin “Genesis” nuk ka munguar as Olta Gixhari.

Ish-opinionistja e Big Brother Kosova në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, ka folur rreth këtij formati nëse do të jetë sërish.

Ajo është pyetur edhe për Leonora Jakupin, me të cilën ka qenë së bashku në edicion të katërt, por që pas mbarimit u hoqën nga rrjetet sociale.

 Foto: TikTok

Kjo ka lënë të kuptohet që nuk ka raport të mirë mes tyre dhe se miqësia ka marrë fund.

Megjithatë, Olta nuk ka hezituar të flasë për të e ka dhënë lëvdata të mëdha.

“Patjetër që do të doja një sezon me Leonorën. është një zonjë, një grua shumë e mençur, një grua shumë e fortë dhe një artiste shumë e mirë”, u shpreh ajo.

Më pas me ironi shtoi rreth pjesës së Instagramit, asaj që nuk ndiqen: “Nuk jemi folloë ne, jo nuk e besoj, s’e besoj”. /Telegrafi/