Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar për çështje me interes të përbashkët dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve rrugore dhe infrastrukturore që synojnë të përmirësojnë ndërlidhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe forcim të bashkëpunimit në të dyja anët e kufirit
Basha theksoi se infrastruktura nuk përfaqëson vetëm investime në rrugë dhe ura, por është një faktor kyç në forcimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike dhe kombëtare ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve.
Sipas tij, avancimi i projekteve infrastrukturore kontribuon në afrimin e mëtejshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e bërë edhe më të fortë lidhjen e veçantë që ekziston mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.



Të tjera
Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO
Çfarë ndodh në tru kur shkruani me dikë në celular
Zyrtare: Iraola, trajner i Liverpoolit