Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me planet e tij për afatin kalimtar, duke premtuar përforcime të mëdha nëse rizgjidhet në krye të klubit madrilen.
Në një prononcim të cituar nga “AS”, Pérez konfirmoi se mbrojtësi francez Ibrahima Konaté është objektivi i tij kryesor për merkaton e ardhshme.
“Nëse zgjidhem president, Konaté do të jetë transferimi im i parë dhe ai do të luajë për Real Madridin. Dhe nuk do të jetë i vetmi mbrojtës i nivelit të lartë që do të vijë nëse vazhdoj të drejtoj Real Madridin”, deklaroi Pérez.
Numri një i klubit “Los Blancos” la të kuptohet se synon një rindërtim të repartit defensiv, duke paralajmëruar afrimin e më shumë yjeve në skuadër.
“Ju tashmë më njihni. Për sa kohë që jam president, lojtarët më të mirë në botë do të luajnë këtu”, shtoi ai.



Të tjera
SHBA-ja ‘ftoh’ pritjet për anëtarësim: Rubio zbulon të vërtetën e hidhur – “Kosova nuk është në agjendë!”
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vuçiq flet për Kosovën
Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO