Türkiye dhe Nigeri kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Nigerit, Abdourahamane Tchiani, pas bisedimeve dypalëshe dhe atyre mes delegacioneve në Ankara.
Ndër marrëveshjet e nënshkruara ishte edhe protokolli i zbatimit për periudhën 2026-2030 i memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë ndërmjet dy vendeve.
Protokolli u nënshkrua nga kryetari i Këshillit të Arsimit të Lartë të Türkiyes, Erol Ozvar dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit dhe i Popullit të Nigerit Jashtë Vendit, Bakary Yaou Sangare.



Të tjera
SHSKUK mirëpret raportin e Auditimit nga ZKA
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëta
Berlini e Parisi propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE