Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojnë kundërshtimin

Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojnë kundërshtimin

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve mjedisorë në Shqipëri kundër projektit në zonën e Zvërnecit ka hyrë sot në ditën e saj të pestë.

Qytetarët, nga sheshi “Skënderbej”, janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar reagimin e institucioneve qendrore lidhur me shqetësimet e ngritura.

Objektivi kryesor i lëvizjes mbetet anulimi i plotë i projektit të planifikuar për këtë zonë. Protestuesit deklarojnë se ndërhyrjet në këtë zonë paraqesin një rrezik për ekosistemin lokal./rtsh