Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se vota e qytetarëve do t’i japë drejtim të qartë të ardhmes së vendit.
“Në Prizrenin e krejt shqiptarëve, për shtetin e krejt qytetarëve. Voto Lëvizjen VETËVENDOSJE! me numër 116. Të dielën, qitja pikën!”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka shtuar se këto zgjedhje të njëpasnjëshme janë një moment i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
“Këtyne zgjedhjeve të njëpasnjëshme, Republikës së Kosovës, krejt bashkë, nuk do t’ia vëmë më presjen, por do t’ia qesim pikën”, është shprehur Kurti.



Të tjera
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg
Papa iu bën thirrje udhëheqësve të zbutin përçarjet në fillim të udhëtimit në Spanjë
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 7 qershorit