Dogana e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të produkteve të dyshuara si të falsifikuara gjatë një operacioni të zhvilluar në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar patika që mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare, ndërsa vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.
Të gjitha produktet e dyshuara janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.
Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, bizneseve të ligjshme dhe interesit publik.



Të tjera
Tre hapa për kontrolluar ankthin dhe emocionet në punë
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg
Papa iu bën thirrje udhëheqësve të zbutin përçarjet në fillim të udhëtimit në Spanjë