ombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen miqësore kundër Andorrës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00.
Paraprakisht, futbollistët e kombëtares kanë zhvilluar të shtunën seancën e fundit stërvitore.
Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, me fokus në zbatimin sa më të mirë të detyrave në fushë.
Atmosfera në ekip është mjaft pozitive, teksa Dardanët janë gati për sfidën e radhës para tifozëve dardanë.
Para kësaj përballje, Kosova ka zhvilluar ditë më parë edhe një ndeshje miqësore me Çekinë në Pragë, ku është mposhtur me rezultat 2:1.




Të tjera
Kurti pas votimit bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje
Bedri Hamza voton në Mitrovicë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij
Ambasadori britanik viziton KQZ-në, vlerëson përgatitjet për procesin zgjedhor