Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu.
Haxhiu votoi në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që sot të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. I ftoj të gjithë palët, të gjithë qytetarët që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin”, tha Haxhiu.



Të tjera
Abdixhiku voton në Prishtinë: Çdo votë vendos fatin e vendit
Stresi në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime tek fëmijët
Kurti pas votimit bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje