Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe përfaqësues të institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Gjatë vizitës, Hargreaves falënderoi KQZ-në dhe ekipet e saj për punën dhe përgatitjet e bëra për organizimin e zgjedhjeve, duke vlerësuar angazhimin e stafit që punon në prapavijë për të siguruar një proces të rregullt dhe efikas.
Ai u takua gjithashtu me ekipin e teknologjisë informative, prokurorin në detyrë dhe koordinatorin e Policisë së Kosovës, të cilëve u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Sipas ambasadorit britanik, një numër i madh profesionistësh janë të angazhuar gjatë ditës së zgjedhjeve për të siguruar që procesi demokratik të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me standardet demokratike.
Në fund të vizitës, Hargreaves u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje është një element kyç i demokracisë./teve1.info/



Të tjera
Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?
Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok
Konjufca: Demokracia merr kuptim kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre