Ish- deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave që lidhen me mandatin e ardhshëm presidencial të Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi tha se, sipas saj, Osmani po shfaq shqetësim të madh për mundësinë që ajo të bëhet presidente, ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.
“Del e treta, hup me themel, edhe hala pa u kry numërimet paska dal tu na thonë që duhet patjetër unë presidente”, ka shkruar Matoshi.
Ajo më tej ka deklaruar me tone ironike se, nëse arrin të bëhet deputete, nuk do ta votojë Osmanin për presidente.
“Nëse bohna deputete, unë publikisht deklaroj që NUK të votoj ty presidente. A e ki ma të lehtë tash?”, shkroi në postimin e saj.



Të tjera
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arr*estohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
Sekreti për të qenë në vendin dhe kohën e duhur