Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.
“Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, më 07.06.2026, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Sharr” në fshatin Jabllanicë të Prizrenit, i pandehuri A.D., në cilësinë e anëtarit të komisionit zgjedhor, me qëllim të pengimit të zhvillimit të rregullt të procesit zgjedhor dhe cenimit të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, ka marrë dhe fshehur gjashtë (6) fletëvotime të paplotësuara, të cilat paraprakisht i kishte shkëputur nga blloku i fletëvotimeve”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prizren thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të të gjitha rasteve që cenojnë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe funksionimin demokratik të institucioneve.
“Në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.



Të tjera
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
Rrisni hormonin e lumturisë në mënyrë natyrale
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme