Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur proceset dhe aktivitetet që e presin këtë institucion gjatë ditëve në vijim.
Pas numërimit të rezultateve preliminare, Elezi deklaroi se ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, duke pasuar me verifikimin e rezultateve të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në 38 qendra komunale të numërimit.
Në këtë proces do të angazhohen mbi 2200 anëtarë të KQZ-së.
“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave. Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, u shpreh Elezi para mediave.
Zëdhënësi i KQZ-së po ashtu bëri të ditur se si do të shkojë procesi i numërimit të votave të diasporës.
Ai shtoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare zgjedhore pritet të bëhet deri më datën 6 korrik.
“Por kjo varet nga ecuria e procesit, ndërsa këto janë vetëm planifikime”, u shpreh Elezi.



Të tjera
Çka i ndodh trupit kur dikush na thyen zemrën?
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime