Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ku ka nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe rolin e tyre në historinë e vendit.
Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit, Haxhiu njoftoi se së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kanë qëndruar fillimisht në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku kanë bërë homazhe për të rënët e marsit të vitit 1998.
“Familja Jashari nuk mbrojti vetëm pragun e shtëpisë së tyre. Mbrojti tokën e të parëve, këtë tokë që ishte, është dhe mbetet e shqiptarëve. Mbrojtën idenë se ky popull nuk mposhtet. Sakrifica e familjes Jashari u bë themeli mbi të cilin u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe mbi të cilin qëndron sot Republika jonë e lirë. Liria që e gëzojmë ne është amaneti i tyre dhe ne, si institucione e si qytetarë, kemi për detyrë ta ruajmë e ta ndërtojmë çdo ditë Kosovën për të cilën ata dhanë gjithçka. Lavdi Komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! Urime Dita e Çlirimit të Kosovës!”, shkroi Haxhiu mes tjerash në Facebook./Klankosova.tv



Të tjera
E ardhmja e Rashford në pikëpyetje, Barcelona gati të heqë dorë nga transferimi i përhershëm
Keni lodhje fizike dhe probleme me pagjumësinë?
Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA