Mbi 92% të votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar të partive

Vazhdon numërimi i votave me postë, LVV kryeson pas 36 vendvotimeve të numëruara

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.

Sipas të dhënave të deritanishme, nga 36 vendvotime të numëruara, që përbëjnë 23.08% të totalit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 9.119 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 2.210 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 876 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 579 vota.

Procesi i numërimit të votave me postë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës.