Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve për krime lufte, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
Sipas njoftimit të publikuar nga PSRK, aksioni lidhet me rastin e njohur si “Reçaku II”.
Gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme, me qëllim sigurimin e provave për hetimet në zhvillim.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se së bashku me Policinë e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të jepen detaje shtesë lidhur me këtë operacion.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se po i pëlqeni dikujt
Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë, Brazili do të përmirësohet
Skocia rikthehet me fitore në Botëror pas më shumë se tri dekadash