Pas ditëve të para plot emocione dhe surpriza, Kampionati Botëror vazhdon sot me paraqitjen e dy prej kombëtareve ndër më të mëdhatë të futbollit evropian. Gjermania dhe Holanda nisin aventurën e tyre në turne, me synimin për ta konfirmuar statusin e favoritëve që në ndeshjet e para.
“Die Mannschaft” do të përballet me debutuesen Curaçao në një sfidë që do të zhvillohet në Houston, duke nisur nga ora 19:00. Gjermanët synojnë një start bindës për të dërguar menjëherë sinjalet e para ndaj rivalëve në garën për trofeun, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Holanda do të ketë përballë Japoninë në një duel interesant që luhet në Arlington me fillim nga ora 22:00. “Tulipanët” kërkojnë të nisin me fitore rrugëtimin e tyre, por përballë do të kenë një kundërshtar të disiplinuar dhe gjithmonë të rrezikshëm.
Të gjitha sytë do të jenë të drejtuar nga këto dy përballje, teksa dy gjigantët evropianë hedhin hapat e parë drejt objektivit të madh në Kampionatin Botëror.



Të tjera
Maroku u bë kombëtarja e parë që arriti një rekord historik, gjatë barazimit me Brazilin
Nezir Kraki kërkon që të mos i referohen si deputet i Guxo-s: Kam hy si kandidat nga Vetëvendosje
“Përfaqësojmë shtetin tonë”, Joshua Kimmich kërkon pasion nga Gjermania