Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ulqin, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës.
Sipas informacioneve fillestare, i mituri dyshohet se ka rënë nga një skelet gjatë kohës sa ishte duke punuar, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente pritet të zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./KosovaPress



Të tjera
Si sillemi me të sëmurët
Lajm i mirë për Francën, Saliba kthehet në stërvitje
Kurasao shënon gol ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës