Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot familjen Jashari në Skenderaj, për t’i shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit, përcjell KosovaPost.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se Sahit Jashari i përkiste brezit të njerëzve që në ditët më të vështira për Kosovën iu përgjigjën thirrjes së lirisë me guxim, përkushtim dhe sakrificë.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, U.D. Presidentja Haxhiu i shprehu familjes Jashari ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se Sahit Jashari do të kujtohet me nderim për jetën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë.



Të tjera
“Pas disa orësh”, Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë sot
Si ta përdorni marenë kundër reumatizmit dhe zmadhimit të mëlçisë
Pak minuta përpara protestës, reagon sërish Rama