Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nënshkrimi i memorandumit me Iranin vazhdon të jetë në rrugën e duhur për t’u realizuar gjatë ditës së sotme, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmin në Bejrut, të cilin ai e cilësoi si një faktor që ka ndikuar në vonesën e procesit.
Sipas Trump, marrëveshja fillimisht ishte planifikuar të nënshkruhej në orët e mëngjesit, por situata e krijuar pas sulmit ka shtyrë përkohësisht procedurat.
“Marrëveshja duhej të nënshkruhej këtë mëngjes dhe sulmi izraelit në Bejrut e vonoi atë. Mendoj se nënshkrimi do të ndodhë ende më vonë sot, pas disa orësh. Por sulmi izraelit i tronditi gjërat”, tha Trump në një deklaratë për CNN.



Të tjera
Pas rritjes rekord, bie ndjeshëm çmimi i arit, ja faktorët që po ndikojnë
Ushqimet që shpëtojnë një duhanpirës nga kanceri
“Pas disa orësh”, Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë sot